Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.04.2026, 13:53

Katër punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë vënë nën hetim pas dyshimeve se një tubacion i amortizuar është dëmtuar dhe ka shkaktuar rrjedhje hidrokarburesh në mjedis. Sipas hetimeve, linja e transportit të naftës nga zona naftëmbajtëse e Drenovës drejt qendrës së grumbullimit ka pësuar çarje pas një periudhe të gjatë amortizimi.

Si pasojë e dëmtimit, mbetje hidrokarbure kanë rrjedhur në përroin e Gorishovës dhe më pas janë derdhur në lumin Vjosa, duke krijuar ndotje mjedisore në një nga ekosistemet më të rëndësishme të vendit. Në zonë janë raportuar sasi të konsiderueshme ndotjeje, ndërsa ndërhyrja ka ardhur me vonesë.

Rasti nxjerr në pah problematikën e mirëmbajtjes së infrastrukturës industriale në zonat naftëmbajtëse, ku amortizimi i tubacioneve dhe mungesa e ndërhyrjeve parandaluese mund të çojnë në dëmtime serioze mjedisore dhe ndikime afatgjata në ekosisteme si ai i lumit Vjosa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit