Akuzohet për vrasje, momenti kur Ramës i vënë prangat në Kolumbi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.04.2026, 13:24

Mediat kolumbiane kanë publikuar pamje nga arrestimi i Florind Ramës në Pereira të Kolumbisë, ku shihet momenti kur agjentët e prangosin dhe i komunikojnë akuzat. Në video ai dëgjohet duke thënë se nuk ka nevojë për avokat dhe kërkon të bëjë një telefonatë për të kontaktuar familjarët.

Sipas mediave të huaja, ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol që prej vitit 2022, në kuadër të një hetimi për rrëmbim, torturë dhe vrasje të ndodhur në Marbella të Spanjës. Autoritetet ndërkombëtare e kishin në vëzhgim për shkak të dyshimeve për përdorim të identiteteve dhe pasaportave të ndryshme.

Po ashtu, mediat raportojnë se gjatë arrestimit ai ka tentuar të prezantohej si shtetas gjerman, por identiteti i tij ishte i verifikuar nga autoritetet. Hetimet e lidhin atë edhe me struktura kriminale që veprojnë në Costa del Sol, ndërsa dyshohet për përfshirje në një vrasje të ndodhur në vitin 2022 në zonën Marbella.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit