Në rrjet po qarkullon një foto e bërë këtë vit, ku shihet vajza e trajnerit të njohur Pep Guardiola duke përdorur një iPhone 15 Pro, një model disa gjenerata më i vjetër se versionet më të fundit të tregut. Ky detaj i thjeshtë ka mjaftuar që të ngjallë diskutime në rrjetet sociale, sidomos duke pasur parasysh pasurinë e jashtëzakonshme të familjes së saj dhe stilin e jetesës që shpesh perceptohet si luksoz.
Duke marrë parasysh faktin se babai i saj përfiton një pagë marramendëse rreth 500 mijë euro në javë, ajo ka zgedhur të jetë modeste dhe pa tangërrlik. Në kontrast të plotë me këtë imazh, në Shqipëri vërehet një realitet krejt tjetër mes të rinjve. Shumë prej tyre, edhe pse vijnë nga familje me të ardhura mesatare ose me prindër që punojnë punë të zakonshme, përpiqen të ndjekin trendet më të fundit të teknologjisë dhe të shfaqin një standard jetese më të lartë se ai real.
Në Shqipëri nuk është e rrallë të shohësh të rinj që punojnë si kamarierë apo shitës, por përdorin telefona të gjeneratës së fundit si iPhone 17, mundësisht ngjyrë portokalli shpesh të blerë me këste ose kredi. Ky kontrast mes thjeshtësisë në një rast dhe konsumit të lartë në tjetrin, ngre diskutime mbi mënyrën e jetesës dhe prioritetet e brezit të ri shqiptar në kohët moderne.