Arturi, 45-vjeçari i vrarë në Nikël nga kunati i tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.04.2026, 08:28

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën e Niklës, në Fushë-Krujë, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij pas një konflikti të mëparshëm. Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes palëve kishte nisur disa ditë më parë dhe ka degraduar në përdorimin e armës, duke përfunduar me humbjen e jetës së viktimës.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është gjetur në fshatin Verjon, i shtrirë përmbys dhe me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Burime bëjnë me dije se ka qenë vetë autori i dyshuar ai që ka njoftuar policinë pas ngjarjes. Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia njofton se rreth orës 18:15, shtetasi Eduart Afmatja dyshohet se ka vrarë shtetasin Artur Çangu për motive të dobëta gjatë një konflikti. Aktualisht vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha detajeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit