Vrasja në Fushë-Krujë, identifikohet viktima dhe autori

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.04.2026, 20:01

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur në Fushë-Krujë, ku një konflikt mes familjarësh ka përfunduar në mënyrë tragjike me humbjen e jetës së një personi.

Sipas reagimit zyrtar të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:15 në fshatin Vrion, Nikël, ku dyshohet se shtetasi Eduart Ahmataj ka qëlluar me armë zjarri kunatin e tij, Artur Çangu, gjatë një konflikti të çastit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të kenë qenë motive të dobëta, ndërsa viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kërkimet intensive për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për dokumentimin ligjor të kësaj vrasjeje që ka tronditur zonën e Niklës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit