Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ndezur debat të fortë mes përdoruesve. Në pamje shihet një vajzë bionde, e identifikuar si Cassie, e ulur në vagon metroje, teksa përpiqet të tërheqë vëmendjen e dy të rinjve që ndodhen pranë saj.
Siç shihet dhe në pamje, ajo heq nga këmba njërën nga takat qëllimisht dhe shtrin këmbën përpara, duke bërë lëvizje të përsëritura. Më pas ajo lëshon takën në tokë dhe më pas duke e merr duke bërë një lëvizje që në rrjet është interpretuar si flirtuese dhe provokuese.
Megjithatë, ajo që ka habitur më shumë përdoruesit është reagimi i dy djemve, të cilët nuk ngritën as kokën dhe vijuan të qëndronin të fokusuar te telefonat e tyre, pa i kushtuar asnjë vëmendje.
Videoja ka ndezur menjëherë komentet online, ku një pjesë e njerëzve e kanë parë si një moment qesharak dhe zhgënjyes për vajzën, ndërsa të tjerë e kanë interpretuar si një shembull të indiferencës së brezit të sotëm, të “ngjitur” pas telefonit.
Nuk kanë munguar as komentet që e shohin këtë si një provë se jo gjithmonë pamja fizike apo flirti arrijnë të tërheqin vëmendjen, duke e kthyer videon në një debat më të gjerë për sjelljen në hapësirat publike dhe marrëdhëniet mes të rinjve.
Po ju, si e komentoni këtë moment viral?