Patrioti e mori në punë për ta ndihmuar, shqiptarja i vjedh 600€ dhe zhduket

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2026, 16:50

Një shqiptar, pronar i një lokali në Bruksel (Anderlecht) i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një vajzë shqiptare e cila i ka marrë 600 euro pas dy ditëve punë në biznesin e tij.

Ai ka treguar se Armela.K me origjinë nga Gjirokastra ka kërkuar punë në lokalin e tij pasi jetonte vetëm në Bruksel dhe duke patur besim te fakti se ishte bashkatdhetare, ai e ka punësuar menjëherë.

Por në ditën e dytë të punës, vajza shqiptare ka marrë paratë nga kasa dhe është larguar në drejtim të paditur pa dhënë asnjë shpjegim.

Shqiptari duke qenë i zhgënjyer nga ky veprim ka tentuar disa herë të kontaktojë me Armelën por ajo s’i përgjigjet dhe i bën bllok në çdo rrjet social komunikimi.

Pronari thekson se nuk ka synim të shkaktojë konflikt, por dëshiron që situata të zgjidhet me mirëkuptim dhe Armela të marrë përgjegjësi për veprimin e kryer.

Ai gjithashtu apelon tek komuniteti shqiptar në Bruksel për kujdes, duke paralajmëruar pronarët e tjerë të kafeneve. Sipas tij, Brukseli është qytet i vogël dhe veprime të tilla ndikojnë negativisht tek besimi mes punëdhënësve dhe punonjësve sidomos mes shqiptarëve.

Mesazhi i shqiptarit:

Pershendetje JOQ, para pak ditesh ne Bruksel (Anderlecht) punesova nje vajze shqiptare nga Gjirokastra per 2 dite ne nje kafe. Pas kesaj, kam konstatuar mungese prej rreth 600 euro nga kasa—vajza i ka marre dhe eshte larguar, dhe nuk me hap me telefonin.

Nuk e kam tek leku, por tek gjesti. Dua ta zgjidhim me mirekuptim dhe te mbyllet mire kjo pune. Nese e sheh kete postim, i bej thirrje vajzes te me ktheje leket. Nese dikush e njeh, ju lutem te me jape informacion. Gjithashtu, bej thirrje qe shqiptaret e tjere te bejne kujdes.

Faleminderit.

Me genjeu momentin e fundit me tha do ta qoj dje Dokumentin e besova tani me ka bllokuar gjithandej me cfar me ka then esht 27 vjeqe. armela k quhen Jetonte vetem ne Bruksel

Une e punsova ne bes meqe ishte dhe shqiptare dhe nuk ja vura shum mendjen per hajdute mu duk goc e rregullt ne fillim. Sot ne mengjes ne oren 7 kur ndrrohen turnet genjeu kamarjeren e mengjesit duke i then kam nje takim dhe duhet te iki shpejt dhe me la kesen vetem me monedha nuk me esht pergjigjur me ben bllok sa her i shkruaj

Besjoj se ska zjidhje tjeter ,vajza nuk esht pergjigjur ende .besoj esht ide e mir ta postoni duke parajlajmeruar dhe pronaret e tjer,duke marr parasysh trreqereku i kafeve ne belgjik jan me pronar shqiptar .Prap ket gje do e kisha pritur me par nga nje vajz romune moldave ,dhe esht turp qe shqiptari tja beje te vetit kete veprim .leket si dua mbrapsh. Po i bej thirrje vajzes te ket kujdes shum ku do punoje me pas brukseli esht i vogel dhe me aq pak munci sa kemi si pronar mundohemi ta mbrojm njeritjetrrin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit