“Nuk kemi rënë dakord të rikthehemi në situatën e mëparshme dhe u bëjmë thirrje autoriteteve në pushtet të ndalin kompromiset e panevojshme”, është shprehur ai. Qassem akuzoi gjithashtu Izraelin se ka rifilluar sulmet, pavarësisht armëpushimit të arritur në nëntor 2024 me grupin.
“Ne nuk i trembemi kërcënimeve apo armëve të armikut, sepse kjo është toka jonë”, theksoi ai më tej.
Deklaratat vijnë në një kohë kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk do të ketë armëpushim në Liban, ndonëse ka lënë të hapur mundësinë për negociata të drejtpërdrejta me Bejrutin.
Ndërkohë, Tehrani ka reaguar duke kundërshtuar vazhdimin e sulmeve në Liban. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka kërkuar ndalimin e asaj që e cilësoi si “masakra në Liban”, ndërsa zyrtarë të tjerë iranianë paralajmërojnë se këto veprime përbëjnë shkelje të armëpushimit.
Tensionet janë përshkallëzuar edhe më tej pas një sulmi ajror të ushtrisë izraelite pranë Beirut, ku u vra Ali Yusuf Harshi, nip dhe sekretar personal i Qassemit. Sipas ushtrisë izraelite, ky operacion është pjesë e një vale të gjerë dhe të koordinuar sulmesh ndaj objektivave të Hezbollahut, më e madhja që nga fillimi i konfliktit.