Shteti i vë çelësin qendrës shëndetësore në Lekas, qytetarët pa shërbim

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.04.2026, 14:49

Një banor i njësisë administrative Lekas në qytetin e Korçës i është drejtuar redaksisë për të ngritur alarmin mbi mungesën e shërbimit shëndetësor në zonë, duke e cilësuar situatën si shqetësuese për komunitetin.

Sipas tij, qendra shëndetësore është lënë në harresë prej kohësh nga institucionet përgjegjëse, duke i lënë banorët pa mbështetje në raste sëmundjesh apo emergjencash.

Banorët shprehen se mjeku i zonës, doktor Ylli, ka dalë në pension dhe prej atëherë qendra nuk është hapur më, çka ka bërë që një shërbim jetik të mungojë plotësisht.

Në këto kushte, ata u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për rikthimin në funksion të qendrës shëndetësore dhe garantimin e shërbimit për komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit