Vdes bashkëpronari i një hoteli në Gjirokastër, ra nga tarraca e biznesit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.04.2026, 11:40

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirokastër, në kilometrin 2 në aksin Gjirokastër–Tepelenë. Si pasojë ka ndërruar jetë bashkëpronari i një hoteli, Krenar Stroka 60-vjeç. Ai ka rënë nga tarraca e ndërtesës së tij, nga një lartësi rreth 15 metrash në kushte ende të pazbardhura.

Personi u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike nga autoambulanca, por për fat të keq nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka shkaktuar pikëllim të madh tek familjarët dhe punonjësit e hotelit.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit, duke hetuar nëse ka ndodhur si pasojë e një aksidenti apo faktoreve të tjerë. Autoritetet po kërkojnë çdo informacion shtesë nga qytetarët që mund të ndihmojë në hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit