Skadon më 28 nëntor 2026, kosi i frutave “Fruetto” shitet i mykur që tani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2026, 11:24

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore.

Ai ka treguar se ditën e djeshme ka blerë një kos frutash të markës “Fruetto”, i cili, megjithëse kishte ende afat të vlefshëm skadence (28 nëntor 2026), rezultoi i mykur dhe i prishur sapo e hapi.

Qytetari shprehet i shqetësuar, duke theksuar se produkte të tilla konsumohen kryesisht nga fëmijët dhe shitja e tyre në këtë gjendje përbën krim.

Por duhet thënë se ky nuk është rasti i parë. JOQ Albania ka raportuar edhe më herët për ankesa të shumta nga qytetarë që denoncojnë produkte të së njëjtës markë të skaduara, të mykura apo me cilësi të dobët në markete të ndryshme në vend.

Rasti i fundit rikthen në vëmendje problematikat e vazhdueshme që lidhen me kontrollin, ruajtjen dhe kushtet e ekspozimit të produkteve ushqimore për konsumatorët. Shtimi i rasteve të tilla ngre shqetësime serioze për sigurinë ushqimore dhe përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht për fëmijët.

Qytetarët kërkojnë masa konkrete, kontrolle më të rrepta dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse. Këto raste konsiderohen si tregues i problemeve të thella dhe të përsëritura në sistemin e kontrollit të cilësisë ushqimore në Shqipëri.

Denoncimi i qytetarit:

Mirmengjesi joq ne kemi femij te vegjel duke i ushqyer shkoj ne dyqan edhe blej nje kos frutash dhe shikoj qe esh e prishur. Data e skadences eshte 28 nentor 2026

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit