Animalistja Kalaja: Bruna Mersini po paguan për të ndryshuar historinë e vrasjes së pitbullit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 09.04.2026, 23:55

Një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, pas ngjarjes që tronditi opinionin publik në Vlorë, ku një qen pitbull u vra pas sulmit ndaj një fëmije 4-vjeçar. Pas denoncimeve të qytetarëve në redaksinë e JOQ Albania, animalistja dhe avokatja e njohur Adriana Kalaja ka depozituar ditën e sotme një kallzim penal ndaj bashkisë Vlorë dhe zyrës së veterinarisë, duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Bruna Mersinit, dhe duke pretenduar se po bëhen përpjekje për të deformuar të vërtetën e asaj që ndodhi.

Sipas Kalasë, versioni që po qarkullon në publik nuk përputhet me faktet reale dhe, sipas saj, ka ndërhyrje të qëllimshme për të orientuar narrativën në favor të personave të përfshirë. Ajo shprehet se ka indicie që janë përdorur edhe mjete financiare për të ndikuar në mënyrën se si po paraqitet ngjarja në media dhe opinion publik.

“Po tentohet të ndërrohet historia. Nuk është ajo që po thuhet. Ka presion dhe interesa për ta mbyllur këtë çështje ndryshe nga si ka ndodhur realisht,” – është shprehur Kalaja në reagimin e saj.

Ngjarja, e cila ndodhi në zonën e Lungomares në Vlorë, shkaktoi reagime të shumta, jo vetëm për sulmin ndaj fëmijës, por edhe për mënyrën si u menaxhua më pas situata me kafshën. Vrasja e pitbullit nga autoritetet ka hapur debat të gjerë mbi trajtimin e kafshëve, përgjegjësinë institucionale dhe mungesën e kontrollit mbi qentë potencialisht të rrezikshëm.

Rasti vijon të mbetet në vëmendje të publikut, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësit konkretë. Në një klimë të tensionuar dhe me shumë pikëpyetje, kërkesa kryesore mbetet transparenca dhe zbardhja e së vërtetës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit