Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.04.2026, 19:21
Ernest Muçi është rikthyer sot në stërvitje me Trabzonsporin, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt rikuperimit të plotë. Mesfushori ofensiv synon të jetë gati për sfidën e 11 prillit ndaj Alanyasporit.
Seanca e sotme shërbeu si një provë për gjendjen e tij fizike, ndërsa stafi teknik ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të aktivizohet në këtë ndeshje.
Trabzonspori po kalon një moment shumë pozitiv në kampionat dhe vijon të jetë në garë për titullin, çka e bën rikthimin e Muçit një alternativë të vlefshme për repartin ofensiv. Megjithatë, edhe pse kthimi në fushë është i mundur, minutat për të në këtë takim duken të kufizuara. Nuk përjashtohet që ai të përfshihet në listë dhe të jetë në stol, në varësi të vendimit të trajnerit.
Aktualisht i huazuar nga Beşiktaş, kjo periudhë mbetet vendimtare për të ardhmen e Muçit, pasi klubi turk ka mundësinë të aktivizojë opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR