Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.04.2026, 17:37
Irani pritet të lehtësojë pjesërisht qarkullimin detar në Ngushticën e Hormuzit, duke lejuar kalimin e një numri të kufizuar anijesh në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit me Shtetet e Bashkuara.
Sipas një burimi të lartë iranian për agjencinë TASS, deri në 15 anije në ditë do të mund të kalojnë në këtë korridor strategjik, një shifër ende shumë më e ulët krahasuar me ritmin normal para nisjes së konfliktit.
Të dhënat nga kompanitë ndërkombëtare të monitorimit të trafikut detar tregojnë se lëvizja mbetet e kufizuar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, përmes ngushticës ka kaluar një cisternë nafte dhe pesë anije mallrash.
Që prej shpërthimit të konfliktit më 28 shkurt, qarkullimi në këtë zonë kyçe është tkurrur ndjeshëm, duke u reduktuar në vetëm disa kalime sporadike në ditë. Para kësaj periudhe, rreth 140 anije përshkonin çdo ditë Ngushticën e Hormuzit, çka nënvizon rënien e fortë të aktivitetit tregtar në një nga arteriet më të rëndësishme të transportit global.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR