Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.04.2026, 15:34
Një video e ngrohtë dhe plot emocion ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, duke rikthyer në vëmendje një pjesë të bukur të fëmijërisë që shumëkush e mban ende gjallë në kujtesë.
Disa të rinj shqiptarë në Italii kanë zgjedhur të “kthehen pas në kohë”, duke risjellë një nga lojërat tradicionale që dikur mbushnin rrugicat dhe oborret me të qeshura. Larg telefonave dhe rrjeteve sociale, ata janë mbledhur së bashku për të luajtur lojën "kala dibrançe", njësoj si dikur, duke rikrijuar atmosferën e thjeshtë dhe të sinqertë të fëmijërisë.
Pamjet përcjellin jo vetëm argëtim, por edhe një mesazh të fortë: gëzimi i vërtetë nuk lidhet me teknologjinë apo kushtet materiale, por me njerëzit dhe momentet që ndajmë bashkë. Kjo nismë e tyre, na kujtonë me mall një kohë kur lodrat më të bukura ishin ato që krijoheshin me fantazi dhe miqësi.
Në një realitet ku gjithçka po ecën me ritme të shpejta, këta të rinj na kujtojnë se ndonjëherë mjafton një lojë e vjetër dhe pak shoqëri e mirë për të rikthyer buzëqeshjen dhe për të ndjerë sërish thjeshtësinë e lumturisë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR