Katër persona kanë humbur jetën në brigjet veriore të Francës pasi tentuan të kalonin Kanalin Anglez me një varkë të vogël.
Sipas një deklarate për shtyp të shpërndarë nga autoritetet në Calais dhe të transmetuar nga Reuters, “një varkë u fundos sot, ndërsa situata mbetet ende në vlerësim”.
Deri më tani nuk është bërë e ditur kombësia e viktimave. Ndërkohë, mediat franceze raportojnë se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë edhe të enjten në mëngjes, pas incidentit të ndodhur në brigjet në jug të Calais.
Kalimet e paligjshme përmes Kanalit Anglez kanë shënuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit. Vetëm gjatë vitit 2025, mbi 41 mijë persona mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.
Ndërkohë, emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë, i cili më parë konsiderohej një shqetësim i madh për qeverinë britanike, ka pësuar rënie të ndjeshme. Sipas të dhënave, nga 1 janari deri më 26 mars 2026, gjithsej 4,441 persona kanë kaluar Kanalin Anglez nga Franca me gomone.