Kaos në kantierin pranë Ekonomikut: Eskavatori këput kabujtë elektrikë, makinat ecin mes tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.04.2026, 14:32

Në kantierin e ndërtimit pranë fakultetit Ekonomik në Tiranë, një eskavator ka dëmtuar dhe këputur kabujt elektrikë, të cilët tani ndodhen tërësisht në mes të rrugës.

Qytetarët, banorë të zonës por edhe që përdorin këtë aks, thonë se kabujtë kanë përfunduar nëpër gomat e makinave, duke rrezikuar trafikun dhe sigurinë e qytetarëve.

Sipas tyre, punëtorët po përpiqen t’i rregullojnë situatën, por deri tani as policia nuk ka ndërhyrë, duke lënë rrezikun të vazhdojë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur incidente të tjera.

Mesazhi i qytetarit:

Shikoni cfar ndodh tek rrethi ekonomikut. Eskavatori keput kabullat dhe kabullat ja krejt ne mes te rruges Kabulli tek gomat e makines Puntoret mundohen ta rregullojn as polici asgje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit