Përveç dëmtimit, Muçi rrezikon edhe një dënim në Turqi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.04.2026, 14:21

Ernest Muçi po kalon një moment të vështirë te Trabzonspori, në një fazë delikate të sezonit, ku skuadra është ende në garë për titullin kampion në Turqi.

Mesfushori shqiptar ka mbetur jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të pësuar javën e kaluar, i cili e detyroi të mungojë edhe në përballjen e rëndësishme ndaj Galatasaray-n. Problemet fizike vazhdojnë ta mbajnë larg skuadrës, pasi ai nuk ishte në dispozicion të trajnerit Fatih Tekke as në prag të sfidës së radhës.

Trabzonspori po përgatitet për ndeshjen kundër Alanyasporit, e planifikuar në 11 prill, por gjithçka tregon se Muçi nuk do të jetë pjesë e këtij takimi, duke e humbur kështu një tjetër ndeshje të rëndësishme në Superligën turke.

Përveç dëmtimit, 23-vjeçari përballet edhe me një tjetër shqetësim: rrezikun e pezullimit. Ai ndodhet në kufirin e kartonëve dhe një ndëshkim i radhës me të verdhë do ta linte jashtë për një ndeshje tjetër, çka shton edhe më shumë dilemat për stafin teknik.

I huazuar nga Beşiktaş, Muçi konsiderohet një nga elementët kyç në repartin ofensiv, dhe mungesa e tij përbën një goditje të ndjeshme për ambiciet e Trabzonsporit në këtë fazë vendimtare të sezonit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit