Ekstradohet nga Italia ‘Leksi i Druve’, konflikti i tij me ish-deputetin socialist

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.04.2026, 11:36

Aleks Ndreka, i njohur si “Leksi i Druve”, është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2023 në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, ndërsa Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Ndreka akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, duke koordinuar bashkëpunëtorët e tij për të vrarë tre shtetas shqiptarë në vitin 2017.

Policia e Shtetit bëri me dije se ekstradimi u realizua përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, me ndihmën e specialistëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. 49-vjeçari është një nga figurat kryesore të krimit në zonat e Lezhës dhe Shkodrës dhe dyshohet për përfshirje në aktivitete të shumta kriminale dhe planifikimin e vrasjeve të organizuara.

Ndreka ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, për të cilin dyshohet se kishte planifikuar një atentat me dron ndaj tij, lidhur me vrasjen e të vëllait. Në këtë episod janë përfshirë edhe disa familjarë dhe bashkëpunëtorë të ish-deputetit, duke theksuar lidhjet komplekse dhe të dhunshme të konfliktit në botën kriminale shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit