“Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me mamanë e Sibelës”! Ai i publikoi fotot intime dhe ajo u hodh nga taraca

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.04.2026, 15:51

Gjykata ka dhënë vendimin për Altin Çokun, një figurë e njohur në TikTok, duke e dënuar me 6 vite burg për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila humbi jetën pasi ra nga kati i katërt.

Ngjarja tronditëse lidhet me dyshimet se Çoku ishte personi që publikoi një foto intime të viktimës gjatë vitit 2024, çka dyshohet se ndikoi në gjendjen e saj emocionale.

Tezja e së ndjerës, Elona Selmani, ka bërë deklarata të forta në media duke ngritur pikëpyetje të reja mbi rrethanat e ngjarjes. Ajo pretendon se Sibela nuk është hedhur vetë, por është shtyrë nga tarraca gjatë një debati.

“Gjatë debatit e kanë shtyrë Sibelën, jo me dashje besoj, por ka qenë incident. Di dhe disa gjëra të tjera. Sibela ka rënë me telefon, si ka mundësi që telefoni është gjetur lart? (tarracë)”, u shpreh ajo.

Selmani shtoi gjithashtu se është e gatshme të dëshmojë në gjykatë për ato që di, ndërsa hodhi edhe një tjetër pretendim të fortë: sipas saj, Altin Çoku ka pasur një lidhje me nënën e viktimës dhe jo me vetë 27-vjeçaren.

“Vetë Sibela më ka thënë në telefon se nëna e saj është duke u njohur me Altin Çokun”, deklaroi ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit