Shoferi i Range “flladit” brunen dhe kryen manovra në autostradë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.04.2026, 00:27

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një video shqetësuese, e filmuar mbrëmjen e së dielës, më 5 prill, në autostradën Tiranë-Durrës.

Në pamjet e mbërritura në redaksi shihet një automjet tip Range Rover që kryen manovra të rrezikshme në rrugë, duke lëvizur në mënyrë të papërgjegjshme mes korsive, në një aks me qarkullim të ngarkuar.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është momenti kur nga 'sunroof-i' i mjetit, pra xhami i hapshëm në pjesën e sipërme të tavanit, ngrihet në këmbë një vajzë, e cila qëndron me pjesën e sipërme të trupit jashtë makinës teksa automjeti është në lëvizje.

Sipas qytetarit që ka dërguar denoncimin, bëhet fjalë për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke kërkuar ndërhyrjen e Policisë Rrugore për identifikimin dhe marrjen e masave ndaj drejtuesit të mjetit.

“Ky është një rast shqetësues dhe duhet patjetër të merren masa,” shkruan qytetari në mesazhin drejtuar redaksisë sonë.

Pamje të tilla rikthejnë në vëmendje mungesën e përgjegjësisë në rrugë dhe rrezikun që sjellin sjellje të tilla jo vetëm për personat brenda mjetit, por edhe për drejtuesit e tjerë në autostradë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit