“Intervista me një ‘alien’: Si një lider botëror do ta çojë njerëzimin drejt shkatërrimit”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.04.2026, 20:13

Prej vitesh, një video bardhezi e njohur si “Intervista me një alien” vijon të qarkullojë në internet, duke ndezur debate të shumta dhe teori konspirative. E paraqitur nga shumë përdorues si një material i rrjedhur nga arkivat sekrete amerikane, videoja tregon një qenie jashtëtokësore që merret në pyetje dhe flet për fatin e njerëzimit.

Megjithatë, është e rëndësishme të sqarohet se kjo video nuk është reale. Bëhet fjalë për një projekt artistik me efekte vizuale CGI, i krijuar nga regjisori dhe eksperti i efekteve speciale Aristomenis “Meni” Tsirbas, i publikuar në kanalin MeniThings në YouTube, në vitin 2018.

Pavarësisht se është një vepër fantashkencore, videoja po bëhet sërish virale për shkak të mesazhit të saj, i cili shumëkush mendon se tingëllon alarmues në klimën aktuale globale.

Në skenarin imagjinar, qenia aliene e identifikuar si EBE-3 pretendon se vjen nga e ardhmja dhe paralajmëron se njerëzimi rrezikon vetëshkatërrimin. Sipas "alienit", një lider botëror do të dobësojë mekanizmat demokratikë dhe do të urdhërojë një sulm bërthamor, duke shfrytëzuar instinktet më primitive njerëzore: frikën, tribalizmin dhe përçarjet politike.

Mesazhi që ka tërhequr më shumë vëmendje është pikërisht ideja se shoqëritë mund të manipulohen lehtësisht përmes polarizimit, një temë që shumë ndjekës e lidhin me tensionet e sotme ndërkombëtare dhe rritjen e autoritarizmit.

Edhe pse nuk kemi të bëjmë me një “profeci” reale, videoja mbetet një thriller fantashkencor që, sipas shumë komentuesve, pasqyron frikërat më të mëdha të kohës sonë. Ajo që po bëhet virale nuk është një “mesazh nga alienët”, por mënyra sesi arti arrin të prekë ankthin kolektiv të publikut mbi të ardhmen e pasigurt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit