Shpejtësia i kushtoi jetën, dalin pamjet e aksidentit ku humbi jetën 24-vjeçari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.04.2026, 18:02

24-vjeçari Albi Hoxha ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Fier – Vlorë.

Nga të dhënat e mbledhura në vendngjarje dhe analiza e perimetrit ku ndodhi aksidenti, hetuesit kanë arritur në përfundimin paraprak se automjeti po lëvizte me shpejtësi tepër të lartë.

Sipas vlerësimit të pikës së përplasjes dhe vendit ku u gjet mjeti, dyshohet se shpejtësia mund të ketë arritur deri në rreth 220 km/h, një tejkalim ekstrem i kufijve të lejuar dhe faktor i mundshëm në fatalitetin e ngjarjes.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet edhe ekspertiza përfundimtare që do të përcaktojë me saktësi dinamikën e kësaj tragjedie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit