Prej një muaji studentët në Qytet Studenti pa ashensor, institucionet nuk paguajnë detyrimet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.04.2026, 00:24

Një shqetësim serioz është denoncuar nga studentët që banojnë në Godinën 18 në Qytet Studenti, Tiranë. Sipas tyre, prej rreth një muaji ashensorët nuk funksionojnë, duke i detyruar të përballen çdo ditë me ngjitjen e 7 kateve në këmbë.

Studentët shprehen se problemi lidhet me mungesën e mirëmbajtjes së ashensorëve, e cila, sipas tyre, nuk është kryer për shkak të mosshlyerjes së pagesave përkatëse nga institucionet përgjegjëse.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi të përditshme për dhjetëra studentë, veçanërisht për ata që jetojnë në katet e sipërme, apo për ata që kanë probleme shëndetësore dhe e kanë të pamundur të përballojnë ngjitje të tilla çdo ditë.

Pavarësisht shqetësimit të vazhdueshëm, studentët thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje konkrete për zgjidhjen e problemit.

Ata kërkojnë që situata të marrë zgjidhje sa më parë dhe institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë menjëherë për rikthimin në funksion të ashensorëve, duke garantuar kushte minimale jetese në ambientet e konvikteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit