Trump: Mund ta nxjerrim ‘jashtë loje’ Iranin brenda një nate, dhe ajo natë mund të jetë nesër!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.04.2026, 19:46

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit gjatë një konference për shtyp të mbajtur mbrëmjen e sotme në Shtëpinë e Bardhë, duke deklaruar se vendi islamik mund të goditet në shkallë të gjerë brenda vetëm një nate.

“I gjithë vendi mund të nxirret 'jashtë loje' brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër”, tha Trump para gazetarëve.

Deklarata vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në kulm, ndërsa Uashingtoni po i bën presion Teheranit të pranojë një marrëveshje dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Sipas mediave amerikane, Trump i ka dhënë Iranit afat deri të martën në orën 20:00 me orën e Uashingtonit, duke paralajmëruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje, SHBA mund të godasë termocentralet, urat dhe infrastrukturën tjetër strategjike të vendit.

Kjo retorikë e ashpër vjen vetëm pak orë pasi Irani refuzoi propozimin për armëpushim të përkohshëm dhe kërkoi fund të përhershëm të luftës, çka ka shtuar frikën për një përshkallëzim të menjëhershëm të konfliktit.

Deklarata e presidentit amerikan ka shkaktuar reagime të forta në arenën ndërkombëtare, ndërsa tregjet globale po ndjekin me shqetësim zhvillimet, sidomos për ndikimin që mund të ketë në çmimet e naftës dhe sigurinë rajonale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit