Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon momentin kur policia ka ndaluar dhe sekuestruar makinën e Hatixhe Brikës, një vajze që bën video në rrjetet sociale.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në zonën e Medresesë në kryeqytet. Në pamjet e filmuara nga një qytetar, shihet mjeti tip BMW me ngjyrë rozë të ndezur ndërsa po ngarkohet në karrotrec, nën vëzhgimin e forcave të policisë.
Në video dallohet edhe vetë Hatixhja, e rrethuar nga efektivët, teksa po komunikon me ta.
Deri më tani nuk dihet shkaku konkret i këtij sekuestrimi, nëse bëhet fjalë për mungesë dokumentacioni, shkelje të rregullave të qarkullimit apo ndonjë tjetër problematikë me mjetin.