Policja jep leksion në trafik: Parakalim dhe video për TikTok

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.04.2026, 17:54

Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video shqetësuese, duke ngritur sërish alarmin për sjelljen e disa punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në video shihet një efektive policie, e cila ndodhet në detyrë, por veprimet e saj duket se shkelin parimet bazë që duhet të respektojë një përfaqësuese e ligjit. Në vend që të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor në trafikun e rënduar, ajo zgjedh të kalojë automjetet e tjera, ndërsa mban telefonin në dorë. Kolegu i ulur pas saj ka filmuar momentin, i cili më pas është postuar në rrjetet sociale.

Qytetarët shprehen të pakënaqur, duke theksuar se për të njëjtat shkelje ata gjobiten çdo ditë. Ky incident ngre pyetje mbi përgjegjësinë dhe shembullin që punonjësit e policisë duhet të japin për qytetarët, si dhe mbi nevojën për një kontroll më të rreptë të sjelljeve në rradhët e forcave të rendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit