Izraeli godet zemrën energjetike të Iranit, shpërthime të fuqishme në fushën gjigante të gazit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.04.2026, 17:09

Kriza në Lindjen e Mesme është futur në një fazë edhe më të rrezikshme, pasi Izraeli ka goditur një nga impiantet më të mëdha petrokimike të Iranit në fushën gjigante të gazit South Pars, një objekt strategjik që prodhon rreth gjysmën e kapacitetit petrokimik të vendit.

Sipas mediave ndërkombëtare, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në zonën e Asaluyeh, ndërsa ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se bëhet fjalë për një “goditje të fuqishme ndaj objektit më të madh petrokimik në Iran”. Sulmi vjen në një moment kritik, kur ndërmjetës ndërkombëtarë po përpiqen të bindin SHBA-në dhe Teheranin të pranojnë një armëpushim 45-ditor.

South Pars konsiderohet fusha më e madhe e gazit natyror në botë dhe ndahet mes Iranit dhe Katarit, duke e bërë çdo sulm aty një kërcënim serioz për tregjet globale të energjisë. Pas lajmit për goditjen, çmimet e naftës dhe gazit kanë pësuar rritje të menjëhershme, ndërsa tensionet në rajon janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump ka shtuar presionin ndaj Iranit, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda afatit të vendosur prej tij. Kjo ngushticë është një nga arteriet më të rëndësishme të furnizimit botëror me naftë, pasi përmes saj kalon rreth një e pesta e naftës së tregtuar në botë.

Ndërkohë, bombardimet kanë vijuar edhe në Teheran, ku sipas raportimeve janë vrarë disa figura të rëndësishme të Gardës Revolucionare, ndërsa raketat iraniane kanë goditur qytetin izraelit të Haifës, ku raportohen viktima dhe dëme të mëdha materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit