“Hapeni atë dreq ngushtice, bastardë të çmendur”, Trump kërcënon ashpër Iranin: Do përjetoni ferrin, do ju presim dritat!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.04.2026, 17:50

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndezur sërish tensionet në Lindjen e Mesme me një deklaratë tepër të ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar sulme të drejtpërdrejta ndaj infrastrukturës së vendit nëse nuk rihapet Ngushtica e Hormuzit.

Në një postim të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se dita e martë mund të shndërrohet në një ditë goditjesh ndaj centraleve elektrike dhe urave në Iran, nëse Teherani vazhdon të mbajë të bllokuar kalimin strategjik detar.

Ai përdori një gjuhë të pazakontë dhe tepër të ashpër, duke i kërkuar Iranit të hapë menjëherë ngushticën, përndryshe paralajmëroi se vendi islamik “do të përjetojë ferrin”. Kjo deklaratë vjen në kulmin e tensioneve, pasi Irani vazhdon të ushtrojë kontroll mbi një nga korridoret më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës.

Trump ka paralajmëruar se të martën SHBA mund të shënjestrojë centralet energjetike dhe urat kryesore iraniane, nëse situata nuk ndryshon brenda afatit të vendosur.

"E marta në Iran do të jetë 'Dita e Centraleve' dhe 'Dita e Urave', të dyja bashkë. Ka për të qenë diçka që s’është parë kurrë!!! Hapeni atë dreq ngushtice, o bastardë të çmendur, ose do t'ju përvëlojë Ferri! MBAJENI MEND! Lavdi Allahut," shkroi Trump në Truth Social.

Në një postim tjetër, presidenti amerikan bëri të ditur se forcat speciale amerikane kanë arritur të shpëtojnë dy pilotë amerikanë, pasi avioni i tyre luftarak u rrëzua në territorin iranian. Trump e cilësoi operacionin si një ndër më të rrezikshmit, duke theksuar se ushtaraku i shpëtuar ndodhej thellë në zonat malore të Iranit.

Kjo lëvizje shihet si një tjetër përshkallëzim serioz i konfliktit, ndërsa bota po ndjek me shqetësim zhvillimet që mund të çojnë në një përplasje edhe më të madhe ushtarake në rajon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit