“Uluni dhe mos lëvizni!” 650 rrënjë kanabisi zbulohen në shtëpinë e shqiptarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.04.2026, 16:54

Oficerët e policisë britanike kanë zbuluar një fermë të madhe kanabisi të fshehur brenda një magazine, ku rriteshin mbi 650 bimë në pesë dhoma të veçanta kultivimi.

Ngjarja daton më 4 tetor të vitit të kaluar, kur gjatë patrullimit në Kitchen Street, efektivët vunë re një person që po sillej në mënyrë të dyshimtë dhe përpiqej të shmangte vëmendjen. Gjatë kontrollit fizik nuk iu gjetën lëndë narkotike, por nga ai ndihej një erë e fortë kanabisi, çka ngriti dyshime të mëtejshme.

Hetimet çuan më pas në arrestimin e 21 personave në magazinën në Kitchen Street, në Liverpool, të cilët u akuzuan për përfshirje në prodhimin e një lënde narkotike të klasit B (kanabis). Nga këta, 15 persona pranuan fajësinë dhe u dënuan në Gjykatën e Kurorës në Liverpool më 17 dhjetor.

Ndërkohë, më 2 prill, pesë persona të tjerë – Tonin Doci, Kristian Biba, Mishel Qerosi, Enea Biraci dhe Victor Ndoj – u dënuan po në të njëjtën gjykatë.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimi ka qenë i gjatë dhe kompleks, duke zbuluar një grup kriminal të mirëorganizuar që merrej me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës në shkallë të gjerë. Sipas hetimeve, Doci, Biba, Qerosi dhe Biraci konsiderohen si figurat kyçe të këtij rrjeti kriminal që operonte në mbarë vendin.

Në total, 20 persona janë ndjekur penalisht dhe të gjithë do t’i nënshtrohen deportimit pas përfundimit të dënimit.

Policia thekson se kjo është një nga sasitë më të mëdha të kanabisit të sekuestruara, me një vlerë prej disa qindra mijëra paundësh, duke goditur rëndë zinxhirin e furnizimit dhe parandaluar shpërndarjen e drogës në komunitete.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit