Zjarr te një dyqan tek 9-katëshet, flakët dhe tymi përfshijnë disa banesa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.04.2026, 15:36

Një zjarr i shpërthyer në dyqanin Rossmann&Lala në zonën e 9-katësheve në Tiranë ka shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët e zonës. Flakët kanë përfshirë pjesërisht dyqanin dhe janë shtrirë edhe në disa apartamente të pallatit ku ndodhet ky biznes.

Sipas pamjeve të publikuara, zjarri ka shpërthyer në orët e pasdites, ndërkohë që autoritetet ende nuk kanë dhënë një njoftim të saktë për dëme të mundshme apo të lënduar. Forcat e zjarrfikësve janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët dhe për të siguruar zonën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit