Qendra shëndetësore e Kusit jashtë funksionit: infermierët nuk duken prej muajsh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.04.2026, 22:41

Banorët e Kusit në njësinë administrative Kashar, shprehen të shqetësuar për gjendjen e qendrës shëndetësore , që sipas tyre ka degraduar dukshëm gjatë muajve të fundit.

Sipas banorëve, më parë infermierja vinte dy herë në javë, por tashmë ajo nuk shfaqet më fare në qendër. Gjithashtu, infrastruktura rrugore e zonës është në gjendje të rëndë, duke e bërë të pamundur transportin drejt qendrave të tjera shëndetësore.

“Qendra shëndetësore nuk funksionon më si duhet. Rrugët janë copë-copë, nuk ka transport, dhe askush nuk duket të kujdeset për ne,” thonë banorët, duke theksuar se shkrirja e komunave ka përkeqësuar situatën dhe ka lënë komunitetin e tyre në një gjendje të braktisur.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të rivendosur shërbimet shëndetësore dhe për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, duke theksuar se mungesa e kujdesit shëndetësor dhe transportit përbën një problem serioz për komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit