“Nuk do luaj më se më le zemra”, shokët e 17-vjeçarit të tronditur nga vdekja e parakohshme e tij: Ambulanca u vonua

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.04.2026, 14:59

Florian Saraçi, është 17-vjeçari që ditën e djeshme ndërroi jetë gjatë orës së fizikulturës në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, në Durrës.

Rreth orës 15:15, ai është ndjerë keq teksa ndodhej në palestër gjatë aktivitetit fizik të mësimit. 17-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në prani të bashkëmoshatarëve të tij të cilët të tronditur kanë treguar edhe detajet e para të kësaj ngjarje.

Sipas tyre, ambulanca ka mbërritur me vonesë për shkak të trafikut edhe pse spitali është 5 minuta larg nga shkolla. Ndërkohë, ata kanë pohuar se i riu ka pasur probleme shëndetësore të mëparshme me zemrën dhe një ditë më parë u kishte thënë se nuk do luante më në orën e fizkulturës për shkak të frikës se diçka mund t’i ndodhte.

Nga ana tjetër prindërit shprehen se pak kohë më parë kanë plotësuar disa formularë për të dhënat e fëmijëve, mes tyre edhe pyetje për shëndetin, por nuk dinë të thonë nëse shkolla ka qenë në dijeni të gjendjes së Florit. Ata thonë se fëmijët janë tronditur nga kjo ngjarje dhe papërgjegjshmëria e autoriteteve shëndetësore në rrethana të tilla ku edhe sekondat bëjnë diferencën.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

Mesazhi i qytetares:

Ka qen nje tmerr, djali im ka qen ne ate moment me djalin qe ka nderruar jete, ambulanca ka ardhur pas 30 minutash , sepse ka pasur trafik,nga spitali deri te shkolla eshte vetem 5 minuta po shqiptari sta hap rrugen .hera pare qe degjoj djalin tim te thot ne nuk kemi shtet ne nuk kemi rregulla dua te iki nga ktu.nje tragjedi te shikosh shoket e tij qe nuk kishin mundesi te benin asgje per shokun e tyre veç te qanin.Femijet thone qe djali ka pasur probleme me zemren qe i vogel, dhe jo me larg se dje u kish then shokeve nuk do bej me fiskultur se ka per te me len zemra.Na ka prekur shume shpirti i tij qoft prane Zotit.

Viti i pare ishte. E pyeta nese drejtoresha dhe mesuesi a e dinin , nese kishin kartel mjekesore. Po femijet nuk e din kte gje

Florian Saraçi quhej djali. Mesa me kujtohet shkolla para disa muajsh na ka shperndar nje link ku duhet te plotesonim disa te dhena, nje nder pyetjet ishte a ka femija juaj probleme shendetsore. Nese nga prinderit eshte plotesuar normal qe shkolla duhet te ket dijeni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit