Pamjet e para nga Artemis II: Toka si kurrë më parë nga hapësira

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.04.2026, 22:37

NASA në përditësimin më të fundit nga misioni hënor Artemis II, ka publikuar një pamje mahnitëse të Tokës nga hapësira.

“Ekipi i Artemis II ka shkrepur pamjet me rezolucion të lartë të shtëpisë sonë gjatë udhëtimit drejt hënës. Astronautja Christina Koch ka shkruar: ‘Ju atje po dukeni mirë’”, ka thënë NASA.

Kapsula Orion, me katër astronautë në bord, po orbiton dhjetëra mijëra milje mbi planetin tonë, duke ofruar një perspektivë të rrallë dhe mbresëlënëse.

Misioni po realizohet me raketën gjigante Space Launch System, e cila ka transportuar ekuipazhin përtej atmosferës së Tokës. Tre astronautë amerikanë dhe një kanadez janë pjesë e këtij udhëtimi historik, që shënon rikthimin e njerëzimit pranë Hënës pas më shumë se pesë dekadash.

Artemis II është misioni i dytë në kuadër të programit ambicioz të NASA-s dhe konsiderohet një hap kyç drejt rikthimit të njeriut në sipërfaqen hënore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit