Largohet nga drejtimi i kombëtares Italiane trajneri, Gennaro Gattuso

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.04.2026, 17:44

Gennaro Gattuso është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Kombëtares Italiane. Vendimi u konfirmua këtë të premte nga Federata Italiane e Futbollit përmes një njoftimi për shtyp.

Pas humbjes ndaj Bosnjës, që vulosi eliminimin e Italisë nga play-off-i i Botërorit të kësaj vere, trajneri 48-vjeçar vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me federatën.

Dyshimet për të ardhmen e tij nisën menjëherë pas sfidës së zhvilluar në Zenica, ndërsa vendimi final vjen në një moment të trazuar për futbollin italian. Situata është rënduar edhe nga dorëheqjet e presidentit Gabriele Gravina dhe shefit të delegacionit të përfaqësueses, Gianluigi Buffon.

Me largimin e Gattusos, tashmë hapet gara për trajnerin e ri të Italisë. Në listën e kandidatëve përmenden emra të njohur si Roberto Mancini, Massimiliano Allegri, Simone Inzaghi dhe Antonio Conte.

Emri i pasuesit pritet të zyrtarizohet pas 22 qershorit, kur do të mbahet Asambleja Zgjedhore e Federatës Italiane. Ndërkohë, përkohësisht në drejtim të skuadrës mund të vendoset Silvio Baldini, aktualisht trajner i përfaqësueses U21.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit