Një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në Himarë, ku Spiro Dhimaleksi, 35 vjeç, në gjendje të rënduar psikologjike, ka izoluar në një dhomë prindërit e tij, 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë.
Sipas informacioneve, ai i ka mbajtur ata për një kohë të konsiderueshme brenda banesës, ndërsa situata ka qenë e tensionuar dhe me rrezik për përshkallëzim.
Gjatë ndërhyrjes, 35-vjeçari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke shkaktuar plagë në zonën e barkut.
Në përfundim të ngjarjes, prindërit janë nxjerrë pa lëndime, ndërsa i riu është shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Vlorës. Ai është referuar gjithashtu për trajtim në shërbimet psikiatrike.
Rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje mbeten ende në hetim.