Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në kuadër të hetimeve për vrasjen e 78-vjeçarit Gëzim Vija në fshatin Bulgarec, disa kilometra larg qytetit të Korçës.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se autori i krimit ka pasur njohje me viktimën, gjë që dyshohet se ka lehtësuar hyrjen në banesë pa shenja dhune apo rezistence.
Pas kryerjes së krimit, autori dyshohet se ka lënë vendngjarjen duke mbyllur derën e jashtme me çelës, duke vështirësuar kështu zbulimin e menjëhershëm të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, një familjar ka arritur të hyjë në banesë nga dritarja dhe më pas ka hapur derën për efektivët e policisë.
Viktima është gjetur me dy dëmtime në kokë, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Shkaku përfundimtar i vdekjes do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.