Autoritetet në Nepal kanë zbuluar një skemë të madhe mashtrimi në malin Everest, ku guida, operatorë helikopterësh dhe institucione shëndetësore dyshohet se kanë inskenuar shpëtime të rreme për të përfituar nga siguracionet.
Sipas hetimeve, disa alpinistë janë sëmurur qëllimisht pasi ushqimi i tyre është manipuluar ose u janë dhënë substanca për të shkaktuar simptoma të ngjashme me sëmundjen e lartësisë. Kjo situatë përdorej si justifikim për evakuime emergjente me helikopter, të cilat më pas faturoheshin me shifra të larta tek kompanitë e sigurimeve.
Hetuesit raportojnë se janë dokumentuar të paktën 171 raste shpëtimesh të rreme. Në disa raste, guidat dyshohet se kanë shtuar sodë buke në ushqim për të imituar simptomat e sëmundjes së lartësisë, duke nxitur kështu ndërhyrje të kushtueshme.
Këto evakuime të manipuluara, të shoqëruara me dokumente të falsifikuara mjekësore dhe të fluturimeve, kanë gjeneruar rreth 19.7 milionë dollarë përfitime nga siguracionet.
Deri më tani, 32 persona – përfshirë pronarë kompanish trekkingu, operatorë helikopterësh dhe drejtues spitalesh – janë akuzuar për krim të organizuar dhe mashtrim.