Linda bukuroshja i jep 350 MILIONË LEKË për pastrim Visit të arrestuar për ndotje mjedisi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.04.2026, 22:33

Një tjetër procedurë prokurimi në sektorin delikat të shëndetësisë ka ngritur "Flamurin e Kuq" të korrupsionit dhe mungesës së konkurrencës.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë limit 352 milionë lekë për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhënë nga Linda bukuroshja e OBP. Sipas të dhënave të analizuara nga dokumentacioni zyrtar, kjo procedurë mbart shenjat tipike të një gare të mbyllur, ku fituesi duket se ka marshuar i vetëm drejt kontratës 2-vjeçare.

Konkurrenca ka qenë thjesht formale. Shpesh në këto raste, operatori i dytë shërben si "numër" për të plotësuar kushtin ligjor të pjesëmarrjes, ndërkohë që fituesi shpallet me një ofertë pothuajse identike me fondin limit.

Edhe pse në këtë rast shënohet "nuk ka pasur operatorë të skualifikuar", mungesa e ofertave nga lojtarët kryesorë të tregut ngre dyshime për kritere të qepura "me porosi".

Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, u vu në pranga në qershor të vitit të kaluar, pasi dyshohet se ka përfituar mbi 650 milionë lekë nga tendera të fituar në disa spitale publike për riciklimin e mbetjeve spitalore. Sipas hetimeve, ai ka përdorur dokumente të falsifikuara, ndërkohë që nuk dispononte pajisjet e nevojshme, duke shkaktuar edhe pasoja të rënda në mjedis.

Nga verifikimet e kryera, u konfirmua përfshirja e tij në tre vepra penale: falsifikim dokumentesh, keqmenaxhim i mbetjeve dhe ushtrim aktivitetesh të rrezikshme për mjedisin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit