Ambasada e SHBA: Grupet iraniane mund të shënjestrojnë pikat turistike dhe qendrat tregtare në Shqipëri!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.04.2026, 19:42

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një paralajmërim të rëndësishëm sigurie për qytetarët amerikanë që ndodhen në Shqipëri, duke ngritur alarmin për kërcënime të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e saj në Facebook dhe në kanalet e Departamentit Amerikan të Shtetit, këto grupe mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane që ndodhen në territorin shqiptar.

Paralajmërimi thekson se objektiv i mundshëm mund të jenë edhe vende të frekuentuara nga publiku, si pika turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin mediat lokale për çdo përditësim, të jenë të kujdesshëm ndaj ambientit përreth dhe të mbajnë telefonin të karikuar në rast emergjence.

Mes rekomandimeve kryesore janë:

të qëndrojnë në gatishmëri; të shmangin grumbullimet dhe vendet e mbipopulluara; të rishikojnë planet personale të sigurisë; të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të ambasadës.

Ky paralajmërim vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe përplasjes mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, çka ka shtuar frikën për sulme të mundshme ndaj interesave amerikane edhe jashtë rajonit.

Mbetet për t’u parë nëse autoritetet shqiptare do të rrisin masat e sigurisë në pikat e ndjeshme dhe në zonat me fluks të lartë qytetarësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit