Radhë kilometrike në dalje të Tunelit të Llogarasë, qytetarët të irrituar nga pritjet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.04.2026, 17:16

Situata në Tunelin e Llogarasë është kthyer në një problem të përditshëm për qindra drejtues mjetesh, të cilët përballen me radhë të gjata dhe pritje të lodhshme, veçanërisht në dalje të tunelit.

Sipas qytetarëve, trafiku rëndohet ndjeshëm për shkak se funksionon vetëm një sportel, duke krijuar bllokime kilometrike që zgjasin për orë të tëra. Në vend që tuneli të lehtësojë qarkullimin, ai po kthehet në një pikë stresi dhe nervozizmi për ata që e përdorin çdo ditë.

Shumë prej drejtuesve të mjeteve shprehen të revoltuar, duke theksuar se pas një dite të gjatë pune, detyrohen të presin në radhë pa një zgjidhje konkrete nga autoritetet. “Çfarë kusuri kemi që çdo ditë të lodhur nga puna të përballemi edhe me këto pritje?”, shprehet një prej qytetarëve.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të përmirësuar menaxhimin e trafikut, duke shtuar sportelet apo duke gjetur alternativa që do të shmangnin këto bllokime të vazhdueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit