Puseta e hapur në rrugën Maminas–Gjiri i Lalzit rrezikë për të gjithë, bashkia të reagojë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.04.2026, 16:07

Një qytetar nga Maminasi ka denoncuar në redaksinë tonë një problem shqetësues në rrugën nacionale që lidh Maminasin me Gjirin e Lalzit.

Sipas tij, në kilometrin e parë të kësaj rruge është hapur një pusetë, e cila prej kohësh nuk është rregulluar nga autoritetet përkatëse.

Qytetari shprehet se kjo rrugë është mjaft e frekuentuar dhe përbën një aks kryesor lidhës, ndërsa puseta e hapur paraqet rrezik serioz për automjetet dhe kalimtarët. Ai thekson se, pavarësisht shqetësimit, askush nuk ka marrë masa për ta sistemuar situatën.

Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të shmangur incidente të mundshme.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh JOQ kemi nje shqetesim ketu ne maminas na esht hapir nje pusete dhe spo e mer njeri mundimin ta rregulloje shpresojm te gjejm zgjidhje tek ju dhe anonim ju lutemi sepse ju e dini si esht pushteti vendor sa hak marres jan pastaj

Puseta ndodhet ne kilometrin e pare rruga nacionale maminas gjiri i lalzit po jua dergoj dhe me video. Kjo esht rruge kryesore qe lidh maminasin me gjirin e lalzit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit