Buxheti i Shëndetësisë duket se është kthyer nga drejtoresha Linda bukuroshja e OBP në "bankomat" për oligarkët e kësaj fushe.
Investigimet e fundit të JOQ, në dokumentet e siguruara tregojnë një skemë të pastër ku paratë e taksapaguesve ndahen mes "miqve" të vjetër, me procedura që ngrenë dyshime të forta për paracaktim të fituesve.
Sipas dokumentacionit të fundit të tenderit të Spitalit të Shkodrës, Arlinda Pogaj ka firmosur fitoren e kompanisë "REJSI FARMA SH.P.K", në pronësi të Merita Sheqit, për Lotin 13 (Goserelin acetate 10.8 mg). me ofettë fituese mbi 21 MILION LEKË PA TVSH. Në garë ishin vetëm dy operatorë, "REJSI FARMA" e Merita Sheqit dhe "TRIMED" e Vilma Nushit dy oligarkeve të Shëndetësisë nën hetim nga SPAK, emra që shpesh ndajnë tregun mes tyre.
Në ambientet e shëndetësisë, ky tender po etiketohet si "kafja" që Pogaj i ka ofruar Sheqit. Ndonëse vlera mund të duket modeste për xhepat e oligarkëve, ajo shërben si një "pije freskuese" pas dhuratave të mëdha financiare.
Vetëm pak kohë më parë, Pogaj mbylli një procedurë masive për Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), ku fitues dolën përsëri dyshja Nushi dhe Sheqi me shifrën marramendëse prej 538 MILIONË LEKË pa TVSH.

