Prej disa ditësh e zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e 36-vjeçares

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2026, 19:18

Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e Brunilda Haderit, e cila rezulton e humbur prej disa ditësh.

Sipas denoncimit të bërë nga vëllai i saj, Denis Haderi, 36-vjeçarja ka humbur që prej datës 21 mars. Ajo ishte nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit nga Prishtina drejt Tiranës, ndërsa hera e fundit që është parë ka qenë rreth orës 11:00, pasi ka zbritur nga autobusi në terminalin e autobusëve pranë TEG-ut.

Familjarët bëjnë me dije se prej atij momenti nuk kanë më asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sipas të afërmve, Brunilda ka autizëm të nivelit të ulët, çka e bën situatën edhe më shqetësuese dhe urgjente.

Familja thotë se deri tani nuk ka marrë ende asnjë informacion të ri lidhur me rastin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose të kenë ndonjë të dhënë të kontaktojnë menjëherë në numrat e mëposhtëm:

📞 068 400 1185 📞 068 224 2408

Nëse dikush e ka parë Brunildën në zonën e Tiranës ose diku tjetër, çdo informacion mund të jetë jetik për ta rikthyer pranë familjes.

Ju lutemi shpërndajeni sa më shumë këtë apel që të arrijë tek sa më shumë qytetarë 🙏

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit