Lutja e veçantë nga Kisha e Laçit: Qytetarja ndez qirinj për djemtë e Kosovës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2026, 18:29

Në prag të 90-minutëshit që pritet të shkruajë historinë, përfaqësuesja e Kosovës ka marrë sot një mbështetje që i kalon kufijtë e fushës së gjelbër; një bashkim shpirtëror i thurur me forcën e lutjeve dhe shpresën e ndezur të çdo shqiptari.

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të veçantë nga Kisha e Laçit, ku ka ndezur qirinj dhe ka bërë lutje për djemtë e Kosovës, vetëm pak orë para sfidës vendimtare ndaj Turqisë për një biletë në Kupën e Botës.

Në video dëgjohet teksa thotë me emocion:

“Qirinjtë për djemtë e kombëtares tonë të Kosovës, zjarr sonte, forca Dardania. Fitore o Zot, u dhëntë fitore djemve të Kosovës.”

Mbrëmja e sotme është një mbrëmje historike për Dardanët, të cilët në stadiumin Fadil Vokrri Stadium do të luajnë ndeshjen e jetës kundër Turqisë. Vetëm 90 minuta i ndajnë nga realizimi i një ëndrre që deri pak vite më parë dukej e pamundur: kualifikimi në Kupën e Botës.

Atmosfera në Prishtinë pritet të jetë elektrizuese. Stadiumi është i mbushur plot, ndërsa mijëra tifozë nga Shqipëria dhe trojet shqiptare kanë marrë rrugën drejt Kosovës për të qenë pranë përfaqësueses në këtë natë që mund të hyjë në histori.

Fluksi ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në pikën kufitare të Morinës, ku sipas raportimeve, mbi 17 mijë shqiptarë kanë kaluar drejt Kosovës gjatë ditës për të mbështetur Dardanët.

Sot nuk udhëtohet thjesht për një ndeshje futbolli. Sot udhëtohet me zemër, me krenari dhe me një ndjenjë që shkon përtej sportit. Nga Tirana në Prishtinë, nga Durrësi në Drenicë, shqiptarët janë bërë një zë i vetëm për të shtyrë përfaqësuesen e Kosovës drejt ëndrrës botërore.

Në këtë mbrëmje emocionesh të papara, qirinjtë e ndezur në Kishën e Laçit janë kthyer në simbolin më të bukur të shpresës dhe besimit për një fitore historike.

Forca Dardania! 🇽🇰❤🖤

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit