Përfaqsuesja e Kosovës përballet me Turqinë, mbi 17 mijë shqiptarë kalojnë pikën kufitare të Morinës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.03.2026, 16:51

Sot në pikën kufitare të Morinës është regjistruar një fluks i madh qytetarësh drejt Kosovës. Gjatë intervalit orar 08:00–16:00, 17,539 qytetarë shqiptarë kanë hyrë në Kosovë, ndërsa janë regjistruar gjithashtu 7,816 automjete.

Shifrat e larta lidhen kryesisht me ndeshjen Kosovë–Turqi, e cila pritet të mbledhë një numër të madh tifozësh në stadium. Tifozët shqiptarë po udhëtojnë masivisht për të mbështetur skuadrën kosovare.

Ndërkohë, drejt Shqipërisë janë regjistruar 5,207 qytetarë dhe 2,213 automjete, duke treguar një lëvizje të ndjeshme edhe në drejtim të kthimit.

Autoritetet kufitare kanë bërë të ditur se po monitorojnë situatën dhe janë të gatshëm për të menaxhuar fluksin e madh të udhëtarëve gjatë gjithë ditës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit