Një qytetar ka gjetur sot rreth orës 11:00 një predhë luftarake pranë Urës së Zogut në Milot.
Ai ka treguar për redaksinë tonë, se ky municion luftarak, që nuk dihet cilës periudhë i përket, është ende i pa plasur.
Predha është gjetur në breg të lumit Mat dhe për momentin nuk dihet nëse forcat xheniere janë vënë në dijeni të këtij rasti apo jo.
Mesazhi i qytetarit:
Prsh joq kam gjetur kte rraketen municjon luftarak tek ura zogut ne milotit E pa plasur Ne Milot te ura me harqe quhet ura zogut Sot rreth ores 11
