“Autochthonous”, mbështetje nga Tirana për ‘Dardanët’ para sfidës me Turqinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.03.2026, 16:01

Në një atmosferë të ndezur emocionesh dhe krenarie kombëtare, mbështetja për përfaqësuesen e Kosovës nuk ka munguar as nga Tirana, ku tifozë të shumtë janë mobilizuar për të përkrahur “Dardanët” në përballjen vendimtare ndaj Turqisë.

Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit janë “veshur” me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa nuk kanë munguar as simbolet “Autochthonous”, që shpesh shoqërojnë ngjarje të tilla me ngarkesë të fortë emocionale dhe identitare. Tifozët, të mbledhur në grupe, kanë krijuar një atmosferë festive, duke kënduar, brohoritur dhe shprehur besimin se kjo mund të jetë një natë historike për futbollin kosovar.

Mbështetja nga Tirana shihet si një dëshmi e lidhjes së fortë mes dy vendeve, ku sporti bëhet urë bashkimi dhe krenarie. Për shumë prej tyre, kjo ndeshje nuk është thjesht një sfidë sportive, por një moment që mund të shkruajë histori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit