Përfshihet nga flakët një automjet në Astir, zjarrfikësit e shuajnë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.03.2026, 00:54

Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në zonën e Astirit, duke shkaktuar alarm tek qytetarët që ndodheshin pranë vendngjarjes.

Sipas pamjeve dhe informacionit të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, mjeti ka marrë flakë papritur, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina, duke shmangur pasoja më të rënda.

“Falë Zotit pa dëme në njerëz. Shoferi kishte dalë në kohë”, shprehet personi që raportoi ngjarjen pranë redaksisë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut për mjetet dhe zonën përreth.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit