Mëngjes-drekë-darkë, Linda bukuroshja e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara bashkë me shoqen e saj Anxhela Paparizon e QSUT mirë që s'po ju dalin edhe në endërr...
Tenderi është dhënë me 100% të Fondit Limit oligarkut Isuf Berberi me Marrëveshje Kuadër me shkelje për Mungesë Konkurrence, duke kursyer vetëm 30 lekë të reja nga Buxheti i Shtetit.
Institucioni që drejton Paparizo, QSUT me anë të sekseres Linda bukuroshja i ka dhënë një tender mbi 2 MILIARD LEKË FUFARMA SHA në zotërim të biznesmenit të puseve të naftës Berberit, njëkohësisht mik i ngushtë i Ilir Metës. Berberi ka qenë i dënuar me burg në përfitim të tenderave me anë korrupsionit me zyrtarë të lartë shtetërorë.
Ai është zotërues i kompanisë farmaceutike me 94.65% të aksioneve. Çuditërisht në këtë kompani aksionare është zotëruese edhe Ministria e Financave me 5.35%. të aksioneve.
Pra një institucion shtetëror përfiton para publike nga një tjetër institucion shtetëror në bashkëpunim me një oligark mashtrues të certifikuar… Ndërkohë që Ministria e Financave është aksionere në një kompani farmaceutike… Albanistan i taksave tona miq...
